Zëvendësambasadori amerikan, takim me Bashën në selinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pasur një takim 60 minuta me zëvendës ambasadorin amerikan Demian Smith sot.  Takimi nisi rreth orës 13 dhe ka zgjatur një orë, por asnjë nga palët nuk dha detaje me mediat.

Vizita e tij vjen pasi disa deputetë nga grupi i Rithemelimit të PD dhe të rinjtë e FRPD tentuan të hyjnë në seli, por dyert ishin të mbyllura.

Ata e cilësuan mbylljen e derës si kriminale dhe projekt për të zhdukur opozitën, por me bindje u shprehën se protesta e thirrur nga Berisha për ditën e shtunë do ta çlirojë këtë “bunker” dhe ta kthejë selinë e PD në shtëpinë e demokratëve.

Edhe të mërkurën, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së shkuan në selinë blu dhe thanë se donin të zhvillonin një takim për axhendën politike të vitit 2022.

Deputetët anëtarë të këtij Komisioni, kanë akuzuar kryedemokratin Basha se e ka kthyer godinën e PD-së në një bunker.