Pas përfundimit me sukses të festivalit të parë të skulpturës në rërë zhvilluar në plazhin e Velipojës nga data 24-27 gusht 2022. Jehona mediatike që mori “LAS Festival” duke e kthyer Velipojën në kryefjalë jo vetëm të vendit, por edhe përtej. Por siç ndodh rëndom, politika synon të përvetësojë atë çfarë nuk është e saja dhe kjo nuk i ka shpëtuar gazetares Brunilda Dibra, e cila në një postim ne rrjetet sociale ka kritikuar Bashkinë Shkodër dhe Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia.
“Po Bardhi e Bashkia Shkodër, ça mbështeti në këtë festival, apo lejoi me u lujtë rana për 3 ditë?? Sa ishte mbështetja logjistike apo fondi i pushtetit vendor për këtë festival që as në posterin zyrtar nuk asht përfshi? … Artistët tanë janë heronj.” – shkruan në postimin e saj gazetarja Brunilda Dibra.

Kujtojmë se festivali i parë i skulpturës në rërë që u zhvillua në Velipojë, pati mbështetjen e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe bizneseve që kujdesën gjithmonë për artin e të bukures, e për ti sjellë vendit jo vetëm art, por edhe shumë turizëm.
/Argumentum.al