Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur letrës së dërguar nga presidenti Ilir Meta në lidhje me rëndimin e situatës me pandeminë e koronavirusit.
Me anë të një status në Twitter, Rama i ka kërkuar presidentit të mos përfshihet me menaxhimin e pandemisë por ta lërë atë në dorën e ekspertëve.
Gjithashtu Rama nuk i harroi as disa këshilla për kreun e shtetit, duke i kujtuar se duhet që të dalë me maskë dhe për të njëjtën gjë të ‘sinjalizojë’ edhe partinë që drejtonte para pak kohësh, duke nënkuptuar LSI-në.
“Ilir ti s’kë asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia, mblidh edhe partinë tendë që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh,”-shkruan Rama.