Kauza e minatorëve të Bulqizës i prek të gjithë shqiptarët. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon bashkimin e kauzave si rruga drejt çlirimit të shtetit nga kapja dhe drejt zhvillimit të vendit.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i mbështet kërkesat e minatorëve të Bulqizës si dhe protestën që “Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës” organizon këtë të diel, data 26 janar, në Tiranë në ora 11:00 te Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,njofton LVV ne rrjetin social ne facebook.
Nderkohe diten e diele ,ata iu jane bashkuar protestes se Sindikates se Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës .Një protestë që u mbështet nga qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile, përfshirë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri. Kërkesat e sindikatës përfshinin kontratën e re kolektive, rritje pagash, rishikim normash, pagesa e bonusit të fundvitit, njohjen e vështirësisë dhe vjetërsisë në punë, dëmshpërblim për aksidentet në punë, ndalimin e presioneve ndaj minatorëve dhe rikthimi në punë të katër drejtuesve të sindikatës që i kanë larguar në mënyrë të jashtëligjshme.
Protestuesit i shpalosën kërkesat gjatë një marshi që u ndal përpara Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, përpara Kryeministrisë, para zyrave të kompanisë “AlbChorme” dhe përpara Inspektoriatit të Punës. Minatorë e aktivistë të shoqërisë civile i bënë thirrje institucioneve të shtetit të përmbushin kërkesat e sindikatës dhe të ndalet shtypja e të drejtave të punëtorëve.
Kauza e minatorëve të Bulqizës i prek të gjithë shqiptarët. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri synon bashkimin e kauzave si rruga drejt çlirimit të shtetit nga kapja dhe drejt zhvillimit të vendit.
Tiranë, 26 janar 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
© Argumentum.