Kosova, vendi ku urimi shndërrohet në veprim. Me bindjen në jetësimin e këtij vullneti të përgjithshëm, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri hap fushatën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Thirrja për përfshirje në këtë fushatë është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë e në mërgim. Çdo qytetar mund të angazhohet duke kontribuar drejtpërdrejt . Të bashkuar, i kemi të gjitha mundësitë ta kthejmë këtë vjeshtë në një pranverë shqiptare .
Eshtë kjo thirrja e Lëvizjes Vetëvendosje me qendër Shqipëri ,e cila duket se do të jetë “motorri” i fushatës se LVV për fitoren e liderit të saj Albin Kurti në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do mbahen së shpejti në Kosovë.
Më 22 gusht 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur seancë për t’u shpërbërë e për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlametare brenda 45 ditëve nga data e seancës. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli subjekti i parë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është një forcë me program kombëtar e progresiv që ka mbi 40.000 anëtarë të cilët po mobilizohen intensivisht drejt këtyre zgjedhjeve. Këto rrethana e bëjnë Kosovën hapësirën shqiptare ku gjatë javëve në vijim dëshirat kthehen në vullnet për angazhim mbarëkombëtar. Levizja është katalizatori i këtij transformimi,thuhet nder te tjera ne deklaraten e Levizjes Vetevendosje Shqiperi .
Inicimi i kesaj fushate duket se i ka rrenjet e thella ,te leshuara kohe me pare nga vete lideri I Levizjes VETËVENDOSJE!
Kujtojme se Lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ishte në Tiranë ne fillim te ketij viti në mbështetje të studentëve dhe pedagogëve,ne protesten e tyre ,duke paralajmëruar se: “Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare”….
“Në Kosovë kemi ndjekur protestat tuaja. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Arsimimi duhet të jetë falas, për luksin paguhet, kurse arsimi nuk është luks”, deklaroi ai. Qëndrimi i Kurtit ishte edhe më i ashpër pas përfundimit të takimit, ku në prononcimin për mediat paralajmëroi shpërthimin e një pranvere shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri për shkak se sipas tij, shqiptarët sot në të dy anët e kufirit po kalojnë vështirësi si rrjedhojë e varfërisë dhe papunësisë, ndërsa dy shtetet janë inekzistente. “Në Kosovë e Shqipëri duhet të përgatitemi për një pranverë shqiptare meqenëse në kushtet kur ekonomikisht jemi të dobët dhe ushtritë janë inekzistente është e domosdoshme që populli shqiptar të rishfaqet dhe demokratizojë veten në mbrojtje të interesit të tij shtetëror”, u shpreh Albin Kurti.
Deklarata e Qendres s e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri
“Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”
Shumica e shqiptarëve dëshirojnë ndryshime thelbësore ekonomike, sociale dhe politike, por kur dëshira është pasive ajo kthehet më shumë në urim për t’u realizuar vetvetiu. Mënyra dëshirore e qasjes ndaj ndryshimive si projektim tek forcat e universit mbetet dëshirë e shtypur te vetja. Shqiptarët janë para mundësisë për ta çliruar potencialin e brendshëm transformues të kësaj dëshire. Më 22 gusht 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur seancë për t’u shpërbërë e për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlametare brenda 45 ditëve nga data e seancës. Lëvizja VETËVENDOSJE! doli subjekti i parë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe është një forcë me program kombëtar e progresiv që ka mbi 40.000 anëtarë të cilët po mobilizohen intensivisht drejt këtyre zgjedhjeve. Këto rrethana e bëjnë Kosovën hapësirën shqiptare ku gjatë javëvë në vijim dëshirat kthehen në vullnet për angazhim mbarëkombëtar. Levizja është katalizatori i këtij transformimi. Kosova, vendi ku urimi shndërrohet në veprim.
Me bindjen në jetësimin e këtij vullneti të përgjithshëm, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri hap fushatën “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Thirrja për përfshirje në këtë fushatë është për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë e në mërgim. Çdo qytetar mund të angazhohet duke kontribuar drejtpërdrejt në tre drejtime, si në vijim:
1. Aplikimi dhe angazhimi si vullnetar në aktivitete të ndryshme në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Secili person që synon të angazhohet si vullnetar është i lutur të kontakojë sa më parë Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri për të marrë e për të plotësuar Formularin e Aplikimit për Vullnetar.
2. Identifikimi i qytetarëve që jetojnë në Shqipëri dhe kanë të drejtën e votës në Kosovë, me synim asistencën e tyre për të marrë pjesë në votime në Kosovë.
3. Kontribute në formë donacionesh për realizimin e fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”. Çdo donacion, sado i vogël, është i mirëpritur, dhe mund të derdhet në Raiffeisen Bank:
Emri i llogarisë: Qendra Lëvizja Vetëvendosje
Nr. i llogarisë: 0001416877
Valuta: Lek (ALL)
SWIFT: SGSBALTZ
IBAN: AL80202110060000000001416877
Qendra nuk pranon dhurata nga individë, apo subjekte private/publike, që përkrahin racizmin, ose promovojnë diskriminimin bazuar mbi gjendjen ekonomike, prejardhjen gjeografike, arsimimin, si dhe përkatësinë gjinore, etnike apo fetare.
Fitorja e Lëvizjes do të jetë shenjues i një hovi të ri kombëtar që përballet me sfidat e shekullit 21. Historia jonë, prej “Lidhjes së Prizrenit”, na ka dëshmuar se Kosova është vend ku shqiptarët e bashkuar dinë të nisin ndryshime rrënjësore drejt përparimit kombëtar. Të bashkuar, i kemi të gjitha mundësitë ta kthejmë këtë vjeshtë në një pranverë shqiptare.
Tiranë, 13 gusht 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

© Argumentum.