E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones ka vlerësuar punën e policisë së shtetit në luftën kundër terrorizmit.
Ajo tha se , ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA në këtë sfidë.
Deklarata e Leyla Moses-Ones u bë gjatë një seminari mbi përdorimin terrorist të teknologjisë.
“Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t’ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim.
SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit.
Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse në ndërtimet e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi.
Policia e Shtetit shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit.
Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat më të mira policore në Evropë“, tha Leyla Moses-Ones