Regjisori dhe shkrimtari rus Aleksandër Zviagincev ka qenë prezent në Shqipëri për të promovuar librin e tij me titullin “Në Jetë të Jetëve”.
Në Nyrenbergun e llahtarshëm të pasluftës pritej të fillonte punën Procesi Gjyqësor i jashtëzakonshëm, i paparë në histori, i krerëve të Rajhut të rrëzuar. Në këtë qytet kundërzbulimi në fshehtësi lufton kundër atyre që përpiqen me çdo mënyrë ta pengojnë dhënien e dënimit të merituar që pritej nga e gjithë bota.
Në faqet e romanit, përveç akuzuesve kryesorë: Roman Rudenkos të Bashkimit Sovjetik dhe Robert Xheksonit të Shteteve të Bashkuara, – lexuesi do të njihet dhe me shumë personazhe reale historike, me krerët e Rajhut të Tretë, me yjet e kinemasë së asaj kohe, me Stalinin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt Molotovin, Berian e Vishinskin…
Në themel të romanit janë vendosur fakte deri më sot të panjohura, të cilat autori, që i ka kushtuar studimit të Procesit të Nyrenbergut shumë vite të jetës së tij, i ka vjelë nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.
Për librin e tij, ceremonia e promovimit u zhvillua në ambientet e Librari “Tirana Times” ,me praninë e përkhyesit të njohur shqiptar të kësaj vepre Prof.Jorgji Doksani, pedagogë të gjuhes ruse , dashamirës të të letërsise ruse dhe jo vetem .
Me pjesemarrje te vecantë jo vetëm të Trupit Diplomatik të Ambasadës së Federates Ruse nëTiranë, por dhe përfaqësues të ambasadave të tjera në vend.
Vetë përkthyesi i kësaj vepre Z.Doksani vlersoi romanin më të ri të shkrimtarit Zviagincev ,duke e krahasuar atë me vepra te tjera te medha ruse për rrjedhshmerine, vertetësinë në fakte e argumenta . Arsye këto që e bënë ta pranoje propozimin për ta përkthyer romanin në gjuhen shqipe për lexuesin shqiptarë.
Shkrimtari, i lindur në Ukrainë por me një karrierë të gjatë në Rusi deri edhe zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Federatës Ruse, detyrë e të cilin e kryen që prej vitit 2003.
Ai është dekoruar me “Certifikatën e Nderit” të Presidentit të Rusisë dhe me shumë çmime të tjera në Rusi.
Aleksander Zviagincev ka marrë tituj të lartë në fushën juridike dhe i vlerësuar me certifikatën më të lartë të Shërbimeve të Prokurorisë.
Pjesmarresit paten mundesi të bisedonin dhe të marrin veprën e tij edhe me një autograf nga vetë shkrimtari.
© Argumentum