Kërcënimet e Iranit ndaj SHBA kanë përfshirë sot edhe Shqipërinë. Media iraniane në gjuhen shqipe “Pars Today”, në një artikull të publikuar sot për fjalimin e liderit të Iranit Ajatollah Khamenei, citon një deklaratë të tij që i referohet Shqipërisë dhe strehimit të muxhahedinëve në vendin tonë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Ajetollah Khamenei, “Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke folur mbi komplotet e Amerikës ka thënë: Në çështjen e sigurisë, përpara ngjarjeve të muajit të kaluar në një vend të vogël dhe djallëzor evropian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë dhe tradhtarë që kanë shitur atdheun e tyre, ka bërë programe kundër Iranit”.
Sipas tij, ky komplot që i referohet muxhahedinëve në Shqipëri, ishte pjesë e “planit që ne vumë re disa ditë më vonë në çështjen e benzinës. D.m.th. populli ishte i hidhëruar për çështjen e benzinës dhe këtë e keq shfrytëzuan dashakeqët dhe armiqtë që u futën në veprim, d.m.th. prishën, dogjën dhe nisën luftë. Ky ishte plani i tyre i mëparshëm”. Sipas medias iraniane deklaratat e Ajetollah Khameneit janë bërë sot në një takim me banorët e qytetit Kum në Iran, ku ka folur për sulmin me raketa ndaj dy bazave ushtarake të Amerikës në Irak.
VIDEO/Deklarata e Ajatollah Khameneit për Shqipërinë
Kërcënimet e Iranit, Rama: Shqipëria nuk është e ekspozuar direkt