Svetlana Tikhanovskaya, liderja e opozitës në Bjellorusi që u detyrua të largohej nga vendi pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit, ka marrë Çmimin Sakharov të BE.
Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke dhënë çmimin, vlerësoi Tsikhanouskaya dhe opozitën Bjelloruse.
“Gjatë muajve të fundit i keni treguar botës çfarë do të thotë të mos heqësh dorë, keni mbrojtur të drejtat tuaja dhe nuk jeni dorëzuar,” tha ai, në ceremoninë e mbajtur në sallën e Parlamentit të BE.
“Fuqia e shpirtit tuaj ka treguar rrugën drejt revolucionit, që ka marrë forcë në vend në vitin 2020 dhe ne ju vlerësojmë ju dhe rezistencën e këmbënguljen tuaj.”