Kryeministri Oliver Spasovski, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për zbatimin e gjuhëve, vlerëson se zbatimi i tij vijon sipas parashikimeve. Miratimin e ligjit ai e quan si hap të guximshëm për zgjidhjen e problemeve nga e kaluara.

Është shumë e rëndësishme se shumë çështje të hapura janë zgjidhur këto dy vite. Çështje që kanë shkaktuar probleme ose kanë qenë bazë për përplasje të politikave ditore, marketing, fitim ose humbje e pikave politike dhe me të vërtetë duhet të jemi të kënaqur që kjo Qeveri ka sjellur vendime shumë të guximshme, me qëllim që të zgjidhen këto çështje që gjatë viteve të kaluara na kanë shkaktuar probleme. Kuptohet se edhe implementimi i këtij ligji është i rëndësishëm dhe ai shkon sipas dinamikës së vërtetuar, në bazë të asaj që e punojnë së bashku në trupin koordinativ. Gjithçka që ju intereson në lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme duhet të drejtoheni atje, unë sot këtu nuk jam në rolin e ministrit të Punëve të Brendshme”.