Ligjvënësit nga Partia e Lirisë, pro-ruse, e së djathtës ekstreme janë larguar nga dhoma e ulët e parlamentit të Austrisë gjatë një fjalimi të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Zelenskyy iu drejtua dhomës përmes lidhjes video të enjten, duke falënderuar Austrinë për ndihmën e saj humanitare dhe ndihmën me projekte të tilla si pastrimi i minave tokësore.
Politikanët e ekstremit të djathtë thanë se po protestonin kundër fjalimit sepse shkelte parimin e neutralitetit të Austrisë.
Austria thotë se neutraliteti i saj e pengon atë nga përfshirja ushtarake në konflikt dhe, ndërkohë që ajo mbështet politikisht Ukrainën, ajo nuk mund t’i dërgojë armë vendit në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Partia e Lirisë (FPO), megjithatë, kishte paralajmëruar disa ditë më parë se do të mbante një formë proteste kundër fjalimit të Zelenskyy. Ligjvënësit e saj morën pjesë në fillim të fjalimit dhe më pas u larguan.
“Është e trishtueshme që FPO është e vetmja parti në parlament që e merr seriozisht neutralitetin tonë të përhershëm, duke mbrojtur kështu paqen”, tha kreu i FPO, Herbert Kickl në një deklaratë të martën.