Bindja Demokratike është regjistruar në gjykatë si parti politike. Astrit Patozi, pas shume vitesh hezitimi, ka vendosur te zbrese ne fushe si kryetar partie.
Pritet që ajo tani të regjistrohet edhe në KQZ me synimin per të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Njoftimi i plotë i Bindjes Demokratike
Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.
Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj.
Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj. Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.
Anëtarë të këtij bordi do të jenë:
Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.
Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.