Pas arrestimit të ish-drejtuesve të UÇK dhe ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara, një grup artistësh si dhe politikanësh nga PDK-ja kanë nisur një fushatë me moton “Liria ka emër”.
Bilboarde nën këtë moto me simbolin e UÇK, por që shoqërohet edhe me shifrat e të vrarëve, masakrave, fëmijëve të ekzekutuar, grave të përdhunuara e kosovarëve të dëbuar, janë vendosur në të gjithë Kosovën.
Një prej këtyre billbordeve është vendosur edhe në dalje të komunës së Graçanicës, që banohet me popullatë serbe.
Megjithatë, gjatë natës së kaluar, ky billboard është djegur duke shkaktuar zemërim tek popullata lokale shqiptare.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa paralajmërimin për largimin e billboardit një ditë më parë e ka thënë edhe kryetari i kësaj komune, duke e quajtur provokim për popullatën lokale serbe.