Në selinë e kryesisë së Kuvendit ka nisur seanca e komisionit parlamentar hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të presidentit Ilir Meta në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.
Meta akuzohet nga maxhoranca, e cila thotë se ka nisur procesin e shkarkimit të kreut të shtetit, se ka shkelur ligjin duke nxjerrë dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 qershorit dhe më pas nxjerrjen e një tjetër dekreti për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve më 13 tetor.
Presidenti shoqërohet nga tre këshilltarët e tij, Bahri Shaqiri, Bledi Dervishi dhe Tedi Blushi. Seanca drejtohet nga deputeti socialist Ulsi Manja.