Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”, duke theksuar se kjo datë nuk ndryshon.
I ftuar në “Opinion”, ai tha se kjo datë është e caktuar nga Kushtetuta e Shqipërisë.
Ministri tha: “30 qershori është një datë që vjen, sa i përket zgjedhjeve vijnë jo për vullnet të Presidentit, por si vullnetit të Shqiptarëve. 30 qershori është data e fundit. Ka një arbitër shumë të qartë që është Kolegji Zgjedhor. Kjo datë është e deklaruar nga Kushtetuta e Shqipërisë”.
Në vijim, ministri Lleshaj tha se shqiptarët nuk janë të ndarë, por ajo që është e ndarë është politika dhe kjo ndikon pjesërisht. Ai tha:“Pjesërisht politika ndikon, por pjesërisht. Partitë politike janë në një moment të vështirë. Ka përçarje dhe më të madhe se kaq, kjo është një diskutim politik midis dy grupeve politike apo midis një grupi që ka lënë politikën. Përfaqësimi vjen nga zgjedhjet”.
Në vazhdim ministri tha se më 30 qershor nuk do të ketë përplasje civile, pasi nuk ka konflikt civil.
Ai theksoi: “Atë ditë probleme mund të ketë, të rendit publik, të kriminalitetit por në aspektin civil jo”.