Pasi hakerët goditën dhe paralizuan të gjitha shërbimet online të shtetit shqiptar duke publikuar një pjesë të mirë të të dhënave të marra nga sistemi e-Albania dhe duke fshirë disa nga serverët virtualë, ata kanë publikuar edhe dokumente të tjera. Këtë herë bëhet fjalë për numrat e telefonit të qindra shqiptarëve dhe numrin e kartave të tyre të identitetit.
Siç kishin paralajmëruar më parë, grupi i hakerëve i quajtur “Drejtësia e Atdheut”, ka nxjerrë edhe numrat e telefonit të shtetasve shqiptarë pas publikimit të e-maileve të kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë. e mbrojtjes,
“Loja sapo ka filluar! Tani njerëzit do të kuptojnë se politikanët e tyre të korruptuar nuk kanë bërë asgjë për sigurinë e tyre”, është mesazhi që shoqëron dosjet e publikuara nga hakerët të hënën.
Qindra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, të shoqëruar me emrin, mbiemrin dhe numrin personal të kartës së identitetit janë publikuar në faqen e tyre.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet përkatëse qeveritare për ngjarjen, por bie në sy fakti se kjo ndodh pasi kreu i policisë shqiptare Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen.
/Argumentum.al