Papa Françesku kaloi më shumë se gjysmë ore në ambasadën ruse në Via della Conciliazione në Romë të premten në mëngjes. Një ditë më parë, kardinali Pietro Parolin bëri thirrje për më shumë hapësirë për negociata.
Apeli në Audiencën e Përgjithshme
Papa Françesku po ndjek nga afër evolucionin e situatës në vendin e Evropës Lindore, i cili është sulmuar që nga nata e 24 shkurtit, ku tashmë janë vrarë dhe plagosur shumë njerëz. Tashmë në audiencën e përgjithshme të mërkurën, përpara se të fillonte pushtimi rus, Papa kishte shprehur “dhimbjen e madhe në zemër” për përkeqësimin e situatës në vend.
Papa u bëri thirrje “atyre që kanë përgjegjësi politike që të shqyrtojnë ndërgjegjen e tyre seriozisht përpara Zotit, i cili është Zoti i paqes dhe jo i luftës”. Dhe ai u bëri thirrje besimtarëve dhe jobesimtarëve që të bashkohen në një lutje të përbashkët për paqe më 2 mars të ardhshëm, të mërkurën e hirit, duke u lutur dhe agjëruar.” Jezusi na mësoi se pakuptimësia djallëzore e dhunës përgjigjet me armët e Zotit, me lutje dhe agjërim. “I ftoj të gjithëve që 2 marsi i ardhshëm, të mërkurën e hirit, të bëhet një ditë agjërimi për paqe. I inkurajoj besimtarët në mënyrë të veçantë që t’i përkushtohen intensivisht lutjeve dhe agjërimit në atë ditë. Mbretëresha e Paqes ruaje botën nga çmenduria e luftës.”