Sapo ka filluar java vendimtare e një lufte që po vazhdon prej shumë kohësh tashmë, e cila është duke nervozuar pa masë investitorët në mbarë botën. Që nga pranvera e vitit 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë filluar të përplasen duke i aplikuar tarifa të vazhdueshme njëra tjetrës. Më 15 dhjetor, parashikohet një afat kyç: në mungesë të një marrëveshjeje midis dy palëve, do të vendosen tarifa të reja. Shtetet e Bashkuara do të aplikojnë 15% në 150-160 miliardë mallra të tjera të importuara nga Kina. Ndërsa Pekini mund të përgjigjet duke aplikuar një normë prej 7.5% në një total mallrash të importuara nga SHBA për 50 miliardë dollarë.
Rëndësia është vendimtare, për dy arsye: 1) investitorët i kanë orientuar bursat botërore prej javësh drejt rrugës së një marrëveshjeje të mundshme, e cila nëse nuk ndodh do të shkaktonte një ‘lëmsh’ të madh këtë fund vit; 2) me shtimin e këtyre tarifave të reja lufta sigurisht arrin në një pikë kthese dhe zhvillimi tjetër. Sepse në këtë pikë totali i import-eksportit midis dy vendeve, mbi të cilat do të aplikoheshin tarifat e reja, do të shteronte. “Nëse SHBA shton detyrime për 160 miliardë dollarë mallrash të tjerë kinezë, ata do të përfundonin kështu malin e mallrave të importuara nga Kina, mbi të cilat të aplikojnë tarifat, sipas të dhënave më të fundit të bilancit tregtar”, shpjegon Antonio Cesarano, shefi strategjik global i Intermonte sim. E njëjta gjë vlen edhe për Kinën, e cila ka ende 50 miliardë mallra amerikane për të “sulmuar” për momentin dhe karta e fundit do të luhej në 15 dhjetor. Pas kësaj lufta mund të kalojë në normat e taksave, por jo më në llojet e mallrave ».
Ana e fshehur e luftës: marrëveshje të bllokuara
Një aspekt tjetër i luftës tregtare ka të bëjë me peshën politike të Kinës në operacionet e fuzioneve dhe blerjeve ndërkombëtare. Samr, administrata shtetërore për rregullimin e tregut, është organi kinez që autorizon operimet midis dy kompanive. Çështja është se Kina ka fuqinë të japi veton edhe për kompanitë e huaja nëse ato kanë një pjesë të rëndësishme të qarkullimit dhe biznesit në Kinë.
“Kur flasim për luftën tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës, është e rëndësishme të theksohen dy aspekte të dallueshme të çështjes, shpjegon Roberto Bottoli, kreu i strategjive të arbitrazhit të bashkimit të Gam. Shumë transaksione M&A midis kompanive amerikane dhe europiane kërkojnë autorizimin e autoritetit kinez antitrust. Mjafton të themi se tani ka 141 miliardë bashkime midis kompanive “perëndimore” (SHBA/SHBA, ose SHBA/Europë dhe SHBA/Izrael), të njoftuara në 12 muajt e fundit, të cilat presin miratimin e autoritetit kinez antitrust (Samr). (Ilsole24ore) – scan