Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia blu, në një kofenrencë të jashtëzakonshme për shtyp deklaron se Shqipëria u gjend e pa përgatitur për valën e parë të pandemisë dhe pasojat i paguan qytetarët dhe ekonomia.
Basha dha alarmin e kur duke deklaruar se kapacitetet e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2 kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%.
Lulzim Basha deklaroi se sistemi shëndetësor është në kolaps
Sipas tij, numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë.
“Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër. Kriza dhe braktisja nga shteti i ka bërë të varfrit të mjerë. I vetmi që nuk ka marrë asnjë masë për krizën që i ka trokitur në derë është Edi Rama. E gjithë përgjigjja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!” Na ka rënë goja duke kërkuar që të rriten testimet. Infektimet janë rritur, testimet kanë rënë. Sot për sot, ajo që ka rëndësi për jetën e njerëzve është që Rama të marrë masa për jetën e njerëzve. I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar. Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për mjekët, 500 për infermierët. Përfshirja e mjekut të familjes kërkon që Edi Rama të zgjidhë qesen për pandeminë, jo për PPP-të. bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë. Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët. Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi. Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin. I jap zë revoltës së ligjshme të çdo mjeku dhe çdo qytetari që nuk di se si po trajtohet familjari i tij. Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.”, tha Basha.
Po ashtu, kryedemokratin komentoi edhe ngjarjet e sotme ne Ballsh.
“Ngjarjet e sotme në Ballsh tregojnë braktisjen e plotë nga qeveria dhe heshtje totale për t’iu përgjigjur kërkesave të drejta për bukën e fëmijëve. Numri i familjeve që kanë arritur gjendjen e falimentimit financiar po rritet në mënyrë dramatike çdo ditë. Ajo që po ndodh sot në Ballsh po ndodh në të gjithë Shqipërinë. Kolapsin e sistemit shëndetësor do ta ndjekë falimentimi i ekonomisë. Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim: të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë. Plani me 5 pika, në total 300 milion euro për 2 vite buxhetore. Moszbatimi i planit rrezikon jetën, shëndetin dhe paqen sociale.Meqë më dëgjon për të kapur lapsuse tek unë, i bëj thirrje të zbatojë planin me 5 pika, ndryshe do të mbajë përgjegjësi penale për çdo jetë që humbim për shkak të braktisjes së kujdesit shëndetësor.”, u shpreh Basha.