Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim online me gazetarët i ka bërë thirrje qeverisë dhe autoriteteve përgjegjëse të ndryshojnë menjëherë strategjinë e testimeve për COVID-19. Ai tha se numri i viktimave në raport me numrin e të infektuarve mbetet i lartë, dhe kjo sipas Bashës, është një shenjë treguese e qartë se nuk po bëhen mjaftushëm teste në popullatë.
“Mbetet urgjente prej më shumë se dhjetë ditësh ndryshimi radikal i strategjisë së testimit. Ndonëse numri i atyre të konfrimuar si të infektuar është në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar fakti se për qindja e viktimave në raport me numrin e të konfirmuarve mbetet e lartë. Kjo sipas ekspertëve tregon se numri i testimeve është shumë i ulët”, tha Basha.
Lideri i opiztës theskoi se duhet të ngrihet sistemi i gjurmimit të rasteve në bashkëpunim me bashkësitë vendore, pasi në të kundërt shtoi ai, skarifica tre javore e qytetarëve shqiptarë do të shkojë dëm.
“Ndaj në përputhje edhe me kërkesat e OBSH dua të bëj thirrje së pari për rritjen drastike të testimeve për personelin mjekësor, personelin shtetëror në kontakt me njerëzit, por edhe personelin e bizneseve private që ka kontakte me njerëzit. Nisjen e sistemit të gjurmimit në bashkëpunim me pushtetin vendor, në izolimin dhe trajtimin e personave të infektuar në mënyrë që përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit, të sjellim rezultate konkrete. Dua ta theksoj se pa këtë hap të menjëhërshëm, e gjithë kjo sakfricë e bërë në këtë tre javë mund dhe me siguri do të shkojë dëm. Duhet të dimë me saktësi sa të infektuar kemi, ku i kemi në mënyrë që të marrim masat sot, në mënyrë që sakfica tre javore e distancimit social të mos na shkojë kot.
Kryedemokrati Basha ftoi autoritetet që të veprojnë sa më parë për të shtuar numrin e testimeve eksponenciale dhe të tregojnë transparencë të plotë për qytetarët.
“Transparencë për testimet dhe në radhë të dytë transparencë për kapacitetet tona për të testuar. Kjo është thirrje e qartë ndaj autoriteteve për të mos vonuar testimet eksponenciale, duke e bërë këtë me transparencë dhe në raportime të përdishshme. Qytetarët kanë nevojë t’i nështrohen testimeve”, tha ai.