Kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar në selinë blu, ka folur për vendimin e tij ndaj z. Berisha duke e quajtur si vendimin më të vështirë të jetës së tij por që nuk ka më kthim pas.
Betejen e z.Berisha duke i’u referuar takimeve që ish-kryeministri ka nisur në disa qytete të vendit janë përkthyer nga kryetari Basha si “luftë” ndaj SHBA-së, ndaj ai ka qenë i prerë duke thënë se: S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Kjo tregon se ndryshe nga kërkesa e z.Berisha me përkrahësit e tij në baze, të cilët kërkojnë mbledhjen e forumeve të PD-së, nuk do të ketë asnjë mbledhje nga forumet zyrtare të kësaj partie.
Gjithashtu z.Lulzim Basha ka arsyetuar vendimin e tij duke u shprehur: “Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë”. Nëpërmjet këtij pohimi duket se Kryetari Lulzim Basha është i “bindur” për akuzat ndaj ish-liderit historik, për sa kohë që këto informacione, që disponon z. Basha sipas pohimit të tij nuk do të bëhen kurrë publike.
Mesazhi i Lulzim Bashës
Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas! Ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai, do ta ndjekë procesin gjyqësor. Derisa e vërteta të dalë në shesh, do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk është vendimi i jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time.
S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçarë partinë dhe demokratët. Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët.
Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë. Në PD nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime anti-amerikane. Ky është vendimi në interes të demokratëve.