Lumi i Shalës, Alpet Shqiptare dhe Munella janë shpallur zona të reja të parkut natyror si lumi Vjosa me vendim të qeverisë shqiptare, deklaroi të mërkurën ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Kumbaro shtoi se ky proces, pasi ka kaluar në të gjitha institucionet publike por edhe bashkitë, pas miratimit të Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2020, është përfunduar me të gjitha sqarimet dhe hartat përkatëse në dy vendimet e fundit.” Jemi gati të marrim edhe dy vendime që do të procedohen më tej.Me këtë proces rishikimi ne jo vetëm përditësojmë atë që kemi pasur, por kemi njoftime të reja siç është lumi Vjosa.Kaq shumë debat, dua të them është një kontribut i përbashkët i shumë aktorëve.Ose si lumi i Shalës, lugina”, tha ajo, duke shtuar se Shqipëria ka dy zona të reja të mbrojtura në nivel Parku Natyror.
Sipas saj, kjo jep mundësinë që të bëhet një planifikim dhe organizim më i mirë i aktiviteteve turistike ekonomike që mund të zhvillohen.
Kumbaro e quajti lajm të mirë shpalljen e këtij vendimi në parkun e Alpeve të Shqipërisë ku ka një organizim të disa hapësirave të copëtuara më parë si Thethi apo lumi Gashi apo Valbona, duke i përfshirë në një territor më të gjerë që shkon deri në 20 mijë hektarë.
“Në total nga 18% e territorit që kishim në letra si zona të mbrojtura, sot kemi 21% të territorit dhe me dy vendimet e tjera që janë në proces verifikimi arrijmë në një pasuri kombëtare dhe në vitin 2022 do të përfundojeni me koordinatat.Një tjetër park natyror që shpallet është zona e re, Munella me rreth 20760 hektarë”, tha ajo. Argumentum.al