Festojmë së bashku Javën Kulturore Kineze 2024!
Java Kulturore Kineze hap siparin e saj nga 23 deri më 29 shtator, duke ofruar një mundësi të shkelqyer për të zbuluar thellësitë e kulturës dhe artit kinez. Festimi i Javës Kulturore Kineze për vitin 2024, vjen në një vit jubilar, siç është 75-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës duke shënuar një moment historik për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Programi një-javor është i mbushur me evente të ndryshme, të cilat sjellin për publikun artin dhe kulturën mijëravjeçare të Republikës së Kinës.
Nga muzika tek kinematografia, nga eskpozitat e pikturës tek gastronomia dhe lojrat për fëmije, kjo javë ofron emocion dhe argëtim për këdo.
Programi i kësaj jave është shumë i larmishëm dhe ofron një gamë të gjerë aktivitetesh që do të kënaqin çdo audiencë.
Muzika dhe Kinematografia: Do të ketë koncerte dhe shfaqje filmike që pasqyrojnë traditat dhe stilin e jetesës kineze, duke sjellë artistë dhe filma të njohur.
Ekspozitat e Pikturës: Vizitorët do të kenë mundësinë të admirojnë vepra të artistëve kinezë, që reflektojnë histori, kulturë dhe estetikë unike.
Gastronomia: Një shijim i veçantë i kuzhinës kineze do të ofrohet për të gjithë, me pjata tradicionale që do të kënaqin shijen e të gjithëve.
Lojrat për Fëmijë: Aktivitetet për fëmijë do të sjellin argëtim dhe mësime për kulturën kineze, duke i bërë ata pjesë aktive të festës.
Kalendari i Javës Kulturore:
Datat: 23 – 29 shtator
Ekspozita e përbashkët të pikturave mahnitëse me bojëra uji nga artistë të talentuar kinezë dhe shqiptarë. Bashkohuni me ne për të shpalosur kreativitetin tuaj në seminarin interaktiv!
Orari: 10:00 – 18:00 çdo ditë
Vendndodhja: Galeria e Artit, Tiranë
Ceremonia e hapjes: 23 shtator ora 11:00
-Data: 23-28 shtator
Java e filmave kinezë
6 filma fantastikë kinezë. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të eksploruar tregimin e pasur dhe kulturën e gjallë të Kinës përmes filmave!
Ora: 19:00 – 21:00 çdo ditë (Bileta Falas)
Vendndodhja: Kinema Cineplexx – TEG,Tirane
Ceremonia e hapjes: 23 shtator ora 18:30
-Data: 25 Shtator
“Tingulli i Kinës”
Koncerti muzikor “The Sound of China” në festimin e 75 vjetorit të Themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 75 vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë. Shijoni një performancë magjepsëse nga China National Teatri i Dramës së Operas dhe Valleve, në bashkëpunim me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare!
Ora: 18:30
Vendndodhja: Qendra Kulturore e Katedrales Ortodokse, Tirane
Data: 27 shtator
“Shija e Kinës”!
Kënaquni me ushqimin kinez, mblidhni suvenire unike, shijoni instrumentet tradicionale magjepsëse, admironi kaligrafinë e bukur dhe merrni pjesë në lojërat tona argëtuese. Mos e humbisni këtë mbrëmje me kënaqësitë e kuzhinës dhe përvojat kulturore!
Ora: 18:00
Vendndodhja: Pedonalja “Murat Toptani”, Tiranë
Kjo javë është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura kulturore dhe për të thelluar miqësinë mes dy popujve. Mos e humbni këtë mundësi për të eksploruar dhe festuar!
Kujtojmë se “Javët Kulturore Ndërkombëtare” ose JKN, është një platformë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit që sjell një seri eventesh, të cilat kanë si qëllim njohjen dhe përqafimin nga publiku të kulturave të ndryshme botërore, për të krijuar një të ardhme sa më frymëzuese që na bashkon në diversitet.
Çdo javë i dedikohet një kulture të caktuar botërore që afrohet në sofrën mikpritëse shqiptare nëpërmjet aktiviteteve që përcjellin më së miri pasurinë e këtyre kulturave përmes filmave, melodive, arkitekturës, kostumeve, kulinarisë dhe trashëgimisë. JKN është një paradë kulturore që shtrihet prej Majit e deri në Nëntor duke u bërë kryefjala e të gjitha aktiviteteve që gjallërojnë qytetet shqiptare.
Fokusi kryesor i kësaj nisme është krijimi i urave lidhëse, nxitja e kreativitetit dhe shkëmbimit kulturor me sytë drejt inovacionit, si një mjet i domosdoshëm për t’i dhënë zgjidhje dhe alternativa sfidave të përbashkëta që bota po kalon, përmes qasjeve të reja artistike e kulturore.
/Argumentum.al