Dritan Abazovic tha se shpreson që së shpejti të formohet qeveria e re dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk sheh problem në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
I pyetur nga gazetarët se përse po vonohet në propozimin e kryeministrave për përbërjen e qeverisë së re, zëvendëskryeministri malazez dhe kreu i GP URA tha mbrëmë se procesi i zgjedhjes së kryeministrit dhe formimit të qeverisë nuk është i lehtë në asnjë vend, duke bërë thirrje kolegët e tij të japin ide për zgjidhjen e krizës politike në vend, transmeton RTCG.
“Është e keqe që nuk kemi qeveri, shpresoj se do ta kemi së shpejti. Dhe nëse nuk e kemi së shpejti, mandati do t’u kthehet qytetarëve, nuk ka asnjë problem në këtë”, tha Abazovic. .
Ai vlerësoi se protestat aktuale janë paqësore, duke shtuar se nuk e sheh se janë shumë masive dhe tha: “Po, ky është trajnimi ynë për demokraci”.// Argumentum.al