Dy shtetas malazezë, gjashtë punonjës të ambasadës ruse dhe disa shtetas rusë janë nën hetim nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus, sipas medias malazeze “Vijesti“
Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MVP) Radomir Sekuloviq, kanë konfirmuar për “Vijesta” disa burime.
Prokuroria Speciale e Shtetit njoftoi se bastisjet e qytetarëve janë ende duke vazhduar.
“Në bastisje marrin pjesë pronarët apo uzurpuesit e objekteve të kontrolluara. Asnjëri prej tyre aktualisht nuk është i privuar nga liria dhe veçanërisht do të doja t’u kujtoja disa mediave dhe figurave publike se janë të detyruar të respektojnë rregullat për respektimin e prezumimin e pafajësisë dhe me kalimin e kohës nuk cenojnë të drejtat e qytetarëve të cilët janë në bastisje”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit dhe prokurorit special Vukas Radonjiq.
Sipas informacioneve të tyre , “aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), nën juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit” .
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”.
Abazoviq tha se “ aksioni po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim ruajtjen e interesave kombëtare”.
Zëdhënësi i Prokurori Special, Vukash Radonjiq tha se me urdhër të Gjykatës së Lartë, policia ka kontrolluar banesat dhe lokalet e tjera të disa shtetasve, “për shkak të dyshimit se janë kryer vepra penale, krijimi i një organizatë kriminale dhe spiunazh”.
Sipas një burimi, një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të agjencisë, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit janë të njohur për Agjencinë e Sigurisë Kombëtare.
Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore.
Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.
/Argumentum.al