Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e Re Demokratike, Lëvizja Perspektiva dhe Unioni i Tuzit, dorëzuan në Komisionin Zgjedhor, listën e kandidatëve për deputet, të cilës i paraprinë Nik Gjeloshaj, pasuar nga Genc Nimanbegu e Nikollë Camaj.
Ndërkohë, edhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”, i përbërë nga Partia Demokratike, UDSH, LDnëMZ, dorëzoi listën zgjedhore.
Bartës i listës i koalicionit në fjalë është kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, pasuar nga kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka dhe kryetari i LDnëMZ, Saubih Mehmeti.