Ministria e Shëndetësisë së Malit të Zi njoftoi sot mbërritjen në vend të 24.000 dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit COVAX.
“Vaksinat e siguruara nga mekanizmi COVAX janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si organizatë për të ndjekur funksionimin e sistemit të Kombeve të Bashkuara, që merret me specifikimin dhe mbrojtjen e vaksinave”, thuhet në deklaratën e ministrisë, raporton ATSh.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit, 44 000 doza të vaksinave antiCOVID-19 kanë mbërritur në Malin e Zi, nga të cilat 30.000 doza të vaksinës Sinopharm dhe 14.000 doza të vaksinës ruse Sputnik.