Komisioni Evropian (KE) është i njohur me votimin në parlamentin malazez për mosbesimin e qeverisë. Zëdhënësi Ana Pisonero Hernandez thotë se ata besojnë se qeveria e re do të formohet pa vonesë të panevojshme.
“Formimi i qeverisë së re është përgjegjësi e aktorëve politikë në Malin e Zi. Ne besojmë se kjo do të ndodhë pa vonesë të panevojshme”.
Komisioni fton të gjitha partitë politike të përqëndrohen dhe të punojnë së bashku për të zbatuar reformat e BE-së, në frymën konstruktive dhe në interes të qytetarëve malazezë.
“BE pret që ndonjë qeveri në Mal të Zi t’i përgjigjet pritjeve të qytetarëve për të përparuar në procesin e pranimit në BE,” theksoi Pisonero