Parlamenti malazez me 41 vota pro, 28 kundër dhe 1 abstenim votoi qeverinë me kryeministër Zdravko Krivokapiç dhe zv/kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviç.
“Betohem që detyrën do ta kryej sipas Kushtetutës dhe ligjeve me nderë dhe përgjegjësi. Zoti më ndihmoftë”, ishin fjalët e para të shefit të ri të qeverisë në Mal të Zi.
“Asnjë individ ose institucion paralel nuk mund të jetë më i fortë se shteti. Unë do të përpiqem të jem kryeministri që do të flas më pak dhe do të punojë më shumë. Unë do të doja ta bëja Malin e Zi të ngjashëm me Luksemburgun në katër vjet, ”tha Krivokapic në parlament duke iu referuar vendit të vogël, të pasur anëtar të BE.
E pas betimit, kryeministri falënderoi deputetët për përkrahjen dhe tha se puna e tyre e përbashkët do të jetë në interes të shtetit të Malit të Zi.
Më poshtë jane emrat e ministrave të qeverisë së re në Mal të Zi:
Zëvendëskryeministër, Dritan Abazoviq
Ministre e Administratës Publike, Tamar Srzentiq
Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ratko Mitroviq
Ministër i Punëve të Brendshme, Sergej Sekuloviq
Ministre e Mbrojtjes, Oliver Injac
Ministër i Punëve të Jashtme, Xhorxhe Raduloviq
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq
Ministër i Investimeve Kapitale, Mlladen Bojaniq
Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Alleksandar Stijoviq
Ministre e Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq
Ministre e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq Bojoviq
Ministër i Drejtësisë, Vlladimir Leposaviq
Ministër i Financave, Millojko Spajiq.
Qeveria e re u votëbesua pas tre ditë debatesh dhe tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
© Argumentum.