Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar se të gjithë qytetarët që kanë marrë vaksinën ruse dhe kineze, nuk janë të përjashtuar nga marrja e një certifikate vaksinimi, kur OBSH ta vendosë, pavarësisht se ato nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave
E ftuar në “Tpo Channel”, Manastirliu u shpreh se nuk ka asnjë vendim të BE për të ndalur certifikatat dhe se nuk do të ketë një diskriminim të vendeve.
“Nuk duhet të jetë ky merak se nuk ka asnjë vendim të KE për të ndaluar certifikatat. BE është duke diskutuar për një pasaportë që do lejojë lëvizjen, janë duke diskutuar mbi disa komponentë. Ende nuk ka asnjë vendimmarrje nga BE për të patur një certifikatë deri tani. OBSH ka thënë kjo certifikatë është e vështirë për t’u prodhuar, por jam e bindur se do arrihet në një rezultat që të mos ketë një diskriminim të vendeve që nuk kanë pasur vaksina dhe të lejohet kalimi se është vërtetuar sëmundja, apo një test negativ“, tha Manastirliu.