Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë konferencës për shtyp me kreun e OBSH-së për Europën dr. Hans Kluge deklaroi se për të përballuar situatën e pandemisë janë në dispozicion 1600 shtretër të dedikuar përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.
“Strategjia e përballimit të vjeshtë-dimrit dhe dokumentet e tjerë strategjikë janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar nevojat dhe përgjigjen e sistemit shëndetësor, edhe në këtë fazë të epidemisë”, – theksoi Manastirliu.
Ministrja u shpreh se “kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me katër herë krahasuar me muajin qershor”.
“Po ashtu kemi rritur kapacitetet spitalore, 550 shtretër të dedikuar në katër struktura të mirëpajisura me stafe të kualifikuara janë të disponueshme për rastet e pacientëve ndërkohë që kemi tre skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e çojnë këtë kapacitet të dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19, në 1600 shtretër të pajisur dhe me stafe të trajnuara”, – tha Manastirliu.
“Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dalë, testimi është i rëndësishëm, pro pastaj duhet të ndiqet reth për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejt prandaj ne do mundohemi që t’i sjellim sa më shpejt në Shqipëri”, tha Kluge .