Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ditën e sotme është ndalur në spitalin COVID-3 ku ka zhvilluar një takim me personelin shëndetësor.
Ministrja tha se synohet që brenda dy javëve të marsit të mbyllet edhe procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe gjithashtu u shpreh se situata e koronavirusit në vend është delikate.
Manastirliu tha se aktualisht në të gjitha spitalet COVID, por marrin trajtim për COVID-19 më shumë se 600 pacientë dhe ndërkohë u bëri apel qytetarëve që të tregohen vigjilent dhe të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ndërsa shtoi se procesi i vaksinimit nisi sot edhe në Korçë.
“Jemi në një situatë delikate dhe gjithë angazhimi i personelit shëndetësor në të gjitha spitalet Covid është drejtuar tek shërbimi i pacientëve. Janë më shumë se 600 pacientë duke u trajtuar në spitalet tona Covid”, tha Manastirliu.