Në një konferencë për mediat, Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për COVID.
Ajo tha se do të hyjnë në funksion që prej të hënës në Tiranë.
“Kemi dyfishuar kapacitetet e shtretërve në spitale, kemi 550 shtretër në 4 spitalet COVID. Kemi fuqizuar spitalet me mjete spitalore. Sistemi ynë shëndetësor në spitalet COVID dhe ato rajonale kemi 483 respiratorë. Kemi siguruar terapitë e trajtimit me medikamente. Kemi garantuar barnat falas për pacientët që do të trajtohen në banesa. Kjo mbështetje ka nisur prej muajit nëntor. Përmes mjekut të familjes qytetarët përfitojnë barnat falas. Jemi angazhuar në disa drejtime për të patur vaksinat antiCOVID që do ta bëjmë falas. Ashtu sikurse e kemi thënë, në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit, bazuar në vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve në kemi marrë të gjitha masat në kohë për përfshirjen e testimit të shpejtë. 100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor”, tha Manastirliu.