Për të mbrojtur gjuhën shqipe, Bashkimi Demokratik per Integrim ka iniciuar një aksion para Gjykatës Kushtetuese, “Roje e Gjuhes” është nisma që ka nisur nga data 8 dhjetor, ku shumë qytetarë së bashku me anëtarë të partisë së BDI janë mbledhur para Gjykatës Kushtetuese duke protestuar paqësisht.
Ndërkohe kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në lidhje me seancën e caktuar në Gjykatën kushtetuese, se Të mërkurën asgjë nuk do të ndodhë. Ai tha se po bashkëpunojnë me partnerin e tyre VLEN. Sipas Mickoskit, BDI me hapat e saj përpiqet të krijojë ndarje etnike për ta kthyer vëmendjen drejt vetes.
“Edhe BDI e di mire se ka mbi 20 vjet që emëron gjykatës kushtetues dhe gjykatës të tjerë, madje ata e dinë se asgjë nuk do të ndodhë të mërkurën. Ata e dine se Gjykatës Kushtetuese ka procedura, ndaj ne seancen e se mërkurës nuk do te ndodhe asgje, dhe pastaj do të dalin në publikisht dhe do të thonë, se këtu ushtruam presion, prandaj nuk ndodhi asgjë. Ky është një grup i izoluar ish-zyrtarësh të lartë të qeverisë, që dyshohen për krime”.
E ndërsa Bashkimi Demokratik vijoi perseri ditën e hënë me thirrjet per kryeministrin maqedonas, Mickoski për tu terhequr nga nisma.
“Shqiptarët, një popull me një histori të gjatë qëndrese dhe sakrifice, nuk do të heshtin përballë përpjekjeve për të zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të minuar arritjet që garantojnë barazinë dhe drejtësinë në këtë vend. I bëjmë thirrje Kryeministrit dhe kësaj qeverie të tërhiqen plotësisht nga axhenda për të zhvlerësuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për të prishur themelet e Marrëveshjes së Ohrit”.
Protesta e BDI, e nisur këtë të dielë në mbrëmje, do të vijojë deri të mërkurën. Më 11 dhjetor, Gjykata Kushtetuese me iniciativë të VMRO DPMNE-së, ka planifikuar një seancë për të shqyrtuar të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Gjykatësit shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën.