Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar se është shëruar pacientja e parë e cila ishte infektuar me koronavirus. Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negative.
Gjendja e pacientëve tjerë është e qëndrueshme, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes. Edhe 5 pacientët e tjerë që po kurohen në spitalin e Dibrës janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Deri më tani janë 19 persona të ionfektuar me Covid-19 në Maqedninë e Veriut.