Kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se do të jetë i gatshëm që të jetë ndër të parët në vend që do të vaksinohej me vaksinën kundër COVID-19, por pa shkelur protokollet. Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Top tema” në TV Telma.
Sipas tij, sa më shpejt që të vaksinohet popullata, aq më shpejt jeta do ti kthehej normalitetit.
Zaev paralajmëroi se mund të sigurohen 200 mijë vaksina nga Kina dhe që këtë muaj mund të ndodhë kjo.
Në fjalën e tij ai theksoi se janë zhvilluar bisedime edhe me Kinën dhe po i vlerësojnë vaksinat e tyre.
“Presim edhe nga BE-ja nga mekanizmi Kovaks, prej të cilave 100 milionë vaksina janë për Ballkanin Perëndimor.”
Zaevi për paralajmërimet dhe numrat e saktë të vaksinave të cilat do të arrijnë nga vendet evropiane dhe fqinjët tanë, si Austria, Polonia, Bullgaria, Greqia, tha se edhe ata kanë marrë dhjetë herë sasi më të vogla të sasive nga ato që janë paralajmëruar dhe tha se shpreson se dinamika e prodhimit dhe dërgesës në periudhën e ardhshme do të jetë më adekuate nga ajo që është paralajmëruar më parë.
Ai vuri në dukje se po bëhen përpjekje për të siguruar vaksinat këtë muaj në janar.
“Gjithsesi se do të vaksinohem, por pa i shkelur protokollet, të mos jem para punonjësve shëndetësorë, pensionistëve dhe të sëmurëve kronikë, unë do ta jap shembullin dhe do të vaksinohem që të dërgoj mesazhin se ajo është sigurt. Edhe tani e shfrytëzoj rastin që tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve, se sipas ekspertëve botërorë ajo është në rregull dhe duhet ta marrim të gjithë, përveç për ato grupe për të cilat mjekët do ta përjashtojnë atë”, nënvizoi kryeministri duke shtuar se vaksinimi do të bëhet së pari te punonjësit shëndetësorë, pensionistët, të sëmurët kronikë, e pastaj te qytetarët tjerë.
Kryeministri Zaevi paralajmëroi edhe se shteti bashkë me punonjësit mediatikë do të zhvillojë strategji për fushatë publike e cila duhet ta ngritë vetëdijen te qytetarët dhe për të sjellë në popullatë të gjithë informacionin përkatës të vaksinimit për të siguruar vaksinimin masiv.