Maqedonia e Veriut dhe Serbia nga e hëna kanë menaxhim të përbashkët kufitar. “One-stop-shop” do të thotë procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët kufitar.
Projekti i ashtuquajtur “One stop shop” synon kontrolle kufitare dhe doganim në një pikë të përbashkët. Me këtë do të ulet në gjysmën koha e pritjes dhe procedurat e shqyrtimit të dokumentave. Kontrolli i përbashkët do të kryhet në një objekt të përbashkët. Kufitarët serbë do të kontrollojnë kalimtarët dhe mallrat që udhëtojnë nga Serbia për në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të kundërtën do ta bëjnë kufitarët e Maqedonisë së Veriut.
Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare dhe kontrolleve kufitare me një ndalim “One-stop-shop” do të thotë procedura më të thjeshta, që zbatohen në një vendkalim të përbashkët, gjatë numrit minimal të ndalimeve, sipas mundësisë ndalim i vetëm, përmes të cilit kontrolli i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të tyre transportuese kryhet vetëm njëherë në një vend. Me zbatimin e konceptit të kontrollit të përbashkët arrihet harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, si dhe i sendeve që mbajnë me vete udhëtarët.
Menaxhimi i përbashkët lufton mashtrimet
Sipas ekspertëve, për zbatimin e këtij koncepti rëndësi të jashtëzakonshme ka shfrytëzimi i një objekti të përbashkët në vendkalimin kufitar që kryen formalitetet kufitare. Përveç rrjedhës së shpejtë të udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese, doganimi i përbashkët, mes të tjerash, duhet të mundësojë shkallë më të lartë të harmonizimit të kontrolleve kufitare. Synohet edhe të ulet mundësia për mashtrime doganore, për shkak të kontrollit direkt në dokumentet tregtare që shoqërojnë mallin. Doganimi i përbashkët është edhe një prej kërkesave të transportuesve, të cilët konsiderojnë se me këtë do të lehtësohet procesi i transportit dhe transportit të mallrave.
Brnabiq : Më mirë të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë
Kryeministrja serbe Ana Brnabiq thanë fjalë e saj se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.
“Marrëdhëniet ekonomike mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut janë në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndërkohë që projekti i sotëm vetëm do të thellojë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për raportet ekonomike mes dy vendeve. Shumë më mirë është të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë. Prishtina duhet ta shqyrtojë vendimin rreth taksës për mallrat serbe”, ka thënë Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë ceremonisë së fillimit të menaxhimit të përbashkët kufitar “One stop shop”.
Zaev: Ballkani Perendimor po integrohet
Agjendën e përbashkët ekonomike të Ballkanit Perëndimor, që e konfirmuam në Samitin në Trieste e sjellim Evropën këtu në Ballkan, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
“E plotësuam edhe një obligim nga projekti i integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në nivel rajonal dhe evropian. Menaxhimi i përbashkët i vendkalimit kufitar Tabanovcë-Preshevë do të mundësoj dukshëm zhvillimin e bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perendimor, të definuar në Samitin e Triestës në korrik 2017”, ka theksuar kryeministri Zoran Zaev.
Në vendkalimin kufitar Tabanovcë- Preshevë vitin e kaluar kanë qarkulluar mbi 200.000 kamionë që kan bartur mallra. Sipas kryeministrit Zaev pritet që këtë vit ky numër të rritet me 30% . Pas jetësimit të projektit “One Stop shop”pritet të rritet kapaciteti i frekuentimit të kësaj pike doganore nga turistët e Evropes Perëndimore dhe Qendrore në sezonin e verës drejt vendeve turistike në Greqi.
Projekti i tillë “One Stop shop” pritet të realizohet edhe me vendet e tjera fqinje, duke filluar pas një kohë të shkurtër me vendkalimin Qafëthanë drejt Shqipërisë.