Po vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.
Sot janë shënuar shifrat më të larta në krahasim me periudhën e kaluar, por thuajse edhe nga fillimi i pandemisë.
Komisioni për sëmundje infektive në Maqedoninë e Veriut është duke shqyrtuar mundësinë të rekomandojë kthim të orës policore. Burime të sdk.mk kanë deklaruar se po mendohet për kthim të pjesërishëm të orës policore në Shkup, Tetovë dhe Shtip, ku edhe janë shënuar shifrat më të larta ditët e fundit.
Sipas të dhënave të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 89 raste të reja, përcjell INA. Kjo shifër është nga 727 teste të kryera.
Sipas të dhënave zyrtare, 7 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa 17 janë shëruar. Dy pacientët që ndrruan jetë janë nga komuna e Likovës, dy nga Tetova, dy nga Shkupi dhe një nga Ohri.
Sipas qyteteve, Shkupi prinë me 35 raste, 27 raste në Shtip, 7 raste në Tetovë, nuk ka në Strugë, një në Gostivar, 2 në Kumanovë, 11 Likovë, 4 në Koçan, 1 Vallandovë dhe 1 Prilep, etj.
Deri tani janë regjistruar 2315 raste, 606 aktive ende janë, 149 të vdekur. (INA)