Në Maqedoninë e veriut po rritet numri i testimeve për virusin Kovid-19, por njëkohësisht po rritet edhe numri i të prekurëve.
Pas Tetovës radhiten Ohri me 11 raste, Shtipi me 6 raste, Struga me 5 raste, Gostivari me 4 raste, ndërsa më pak raste në Kumanovë vetëm 2, Veles, Resnjë poashtu nga 2 raste si dhe në Dibër, Shën Nikollë nga 1 rast.
Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 46 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Shkup 35, Kumanovë 1, Shtip 6, Tetovë 1, Strugë 1, Gostivar 1, Vallandovë 1.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 9 pacientë me koronavirus. 5 viktima nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Tetova dhe një nga Ohri
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 4482, prej të cilëve 1803 janë shëruar kurse 210 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2469 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë realizuar 44.82 testime për Covid-19.