Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Shtipi do të jenë në karantinë nga e enjtja në ora 21.00 deri të hënën në ora 05.00.
Këtë vendim e solli Qeveria pas propozimit të Komisionit për sëmundje infektive.
Duke filluar prej të premten dhe deri të hënën në karantinë do të jenë edhe qytetet e tjera por me orë të caktuar policore duke filluar nga ora 16.00 deri në ora 05.00 të ditës së nesërme.
Vendimi i këtillë sipas ministrit Venko Filipçe u soll për shkak se, sipas tij, kjo është mënyra e vetme për të vendosur në kontroll qytetet të vilat janë shndërruar në vatër të virusit korona.