Ndryshimi i emrit te shtetit maqedonas shkaktoi reagimin e Tiranes diplomatike.
Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, e përshëndeti votimin përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti i Maqedonisë.
“Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar”, tha ai.
Sipas tij, ky votim është demonstrim i qartë i vullnetit të politikës për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.
“Votimi përfundimtar i Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti është një demonstrim i qartë i vullnetit të politikës për të hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urime!”, theksoi kryediplomati shqiptar.