Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë në Shqipëri, Aleksandër Vukčević.
Xhaçka u shpreh se, “Shqipëria dhe Serbia kanë bërë një progres mjaft të rëndësishëm duke lënë pas një të shkuar të vështirë”.
“Ne akoma kemi punë për të bërë për të përmirësuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Xhaçka.
“Marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë janë kyçe në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Ballkanin Perëndimor”, nënvizoi Xhaçka./ata