Dy koleksione mjaft interesante nga Muzeu i Bitolës në Maqedoninë e Veriut, që i përkasin fundit të shek.XIX dhe fillimit të shek. XX, u ekspozuan mbrëmjen e djeshme në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Organizuar nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut dje, më 18 maj, në Durrës u hap ekspozitë nga fondi i pasur i Institucionit Kombëtar “Instituti dhe Muzeu” i Manastirit në Durrës. Ekspozita “Ëndrrat e nusërisë, baule dhe sënduk” nga Manastiri dhe rajoni i Manastirit nga autoret Meri Stojanova dhe Nade Genevska Bracic u realizua në bashkëpunim me kryetaren e bashkisë, Emiriana Sako dhe Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Veçantia e ekspozitës, e cila përmbante kostume dhe sënduk të qytetit nga fundi i shekullit të 18-të dhe fillimi i shekullit të 19-të, tërhoqi vëmendjen jo vetëm te banorëve të qytetit, por edhe te turistëve që qëndronin në këtë qytet mesdhetar.
Në ceremoninë e përurimit të ekspozitës, e çelur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ishte i pranishëm ambasadori i Maqedonisë së Veriut ne Shqipëri, Dancho Markovski, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj, nënkryetari i bashkisë së Durrësit Gentian Kallmi, dashamirës të artit, etj.
Në fjalën e tij, ambasadori Markovski, duke theksuar rëndësinë e këtij lloji të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, potencoi nevojën e performancës së përbashkët turistike të dy vendeve në tregun ndërkombëtar të turizmit, të cilat janë të lidhura edhe përmes ViaIgnatia.
Përveç ekspozitës, dje pasuruam dhe bashkpunimin kulturore me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy muzeve, i cili në mënyrë të duhur shënoi dhe Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për gati një muaj në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
/Argumentum.al