Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner nënshkruan pasditen e kësaj të mërkure marrëveshjen “Programi infrastruktura bashkiake V, pjesa e dytë”, i cili ka në fokus përmirësimin e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm, kanalizimeve të ujërave të përdorur dhe trajtimit të tyre në disa bashki të vendit.
“Ky program është një ndër më të mëdhatë të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Gjermanisë. Gjatë festës së Gjermanisë dje, theksova se sa mirënjohës jam me bashkëpunimin me Shqipërinë. Roli i Shqipërisë është i shumëfishtë, qoftë edhe në kontekstin në BE. Ngjarje të tilla si samiti i Berlinit marrin rëndësi edhe më të madhe. Për herë të parë zhvillohet një samit i tillë në Shqipëri dhe rajon. Edhe për ne në këndvështrim strategjik është e rëndësishme të mbështesim Shqipërinë për rrugën në BE. Të gjitha projektet që zhvillojmë janë kontribute që e sjellin Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE. Ky program vendoset në një rrjet të gjerë programesh të tjera. Bashkëpunimi konkret me KFV. KFV-ja në sektorin e ujit dhe infrastrukturë jep kontribut të rëndësishëm në kontekstin e bashkëpunimit”, tha ambasadori.
Ky program është një iniciativë e Qeverisë Shqiptare, e mbështetur nga Qeveria Federale (përmes KfW-së), nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Zvicerane përmes SECO dhe përfshin një financim prej 53 milionë eurosh,
Programi kontribuon në përmirësimin e kushteve të jetesës për për gjysmën e popullsisë urbane në Shqipëri, forcimin e kushteve kornizë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, përmirësimin e performancës financiare dhe menaxhimit të mirë të ndërmarrjeve të ujësjellësit etj.
/Argumentum.al