Ndërkohë që më 27 qershor janë ftuar në Uashington lideret politik të Kosovës dhe Serbisë duke konfirmuar tashmë rifillimin i bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë për një marrëveshje perfundimtare, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë rëndësinë e kësaj marrëveshjeje.
Ai tha se një zgjidhje e mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ketë efekt edhe në vendet e rajonit, por Maqedonia e Veriut do të kërkojë garanci ndërkombëtare, që nëse kjo zgjidhje përfshin ndryshimin e kufijve, të mos ketë efekt domino edhe në vendet e rajonit.
“Nuk mund të them se ndryshimi i kufirit nuk mund të jetë zgjidhja për problemin e Kosovës. Por si President i këtij vendi, ajo që dua të them është se ndryshimi i kufijve nuk duhet të prodhoje efektin e dominosë në rajon. Nuk duhet të preke, shkele kufijtë tanë. Ne kërkojme garanci ndërkombëtare të qarta nëse një zgjidhje e tillë është duke u folur në tryeze dhe nese pranohet nga Beogradi e Prishtina “, theksoi Presidenti Pendarovski.
© Argumentum