Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Cetinjë në Malin e Zi. Një 34-vjeçar, me inicialit V.B ka qëlluar me armë zjarri duke vrarë 11 persona, ndërsa ka lënë të plagosur 6 të tjerë.
Duke cituar burimet policore, televizioni publik malazez bëri të ditur se të shtënat ndodhën pas një mosmarrëveshjeje brenda një familjeje, ndërsa mes 10 personave të vrarë kishte edhe fëmijë.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 gusht pak pas orës 16:00 me orën lokale në Cetinjë, një qytet me rreth 18.000 banorë në jugperëndim të Malit të Zi.
Kryeministri Dritan Abazoviç tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën e malazezëve dhe bëri të ditur se qeveria e Malit të Zi do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.
Abazoviç: Të qëndrojmë afër familjarëve të viktimave të pafajshme
Kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka reaguar pak pas masakrës së ndodhur ditën e sotme në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.
“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë. I ftoj të gjithë qytetarët e Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, shkruan Abazoviç në Telegram
Gjukanoviç: Një tragjedi që prek të gjithë vendin
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka reaguar pas masakrës së ndodhur në Cetinje ku një 34-vjeçar sulmoi me armë duke vrarë 10 persona dhe plagosur 6 të tjerë.
Presidenti Gjukanoviç e ka konsideruar ngjarjen një tragjedi të paprecedentë që ka prekur gjithë Malin e Zi duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për tragjedinë e tmerrshme në Cetinje. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Ne si shoqëri duhet të solidarizohemi me ta në këto të momente të vështira”, shkruan presidenti në llogarinë e tij në Twitter.
Administrata e policisë malazeze ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht për incidentin.
Kjo është ngjarja më vdekjeprurëse në dekadat e fundit në Mal të Zi teksa ndodhi në kulmin e sezonit turistik.
/Argumentum.al