Shqipëria pezullon fluturimet nga Britania e Madhe pas shfaqjes së një varianti të ri të koronavirusit në këtë vend.
Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke njoftuar edhe rikthimin e karantinës 14 ditore për periudhën 22 dhjetor deri në 6 janar. Të gjithë udhëtarët që kthehen nga Britania përmes rrugëve të tjera, do të duhet të karantinohen
Gjithashtu ora policore duke nisur nga data 24 dhjetor, do të nisë në orën 20:30 deri në orën 6:00 të mëngjesit, deri në datën 4 janar, gjithashtu është kufizuar orari i lokaleve nga ora 20:30-06:00 nga data 24 dhjetor deri me 4 janar, nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00
Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri me dije vendimin për mbylljen e fluturimeve me Britaninë për shkak të qarkullimit të mutacionit të Covid-19 në këtë shtet. Nga ana tjetër, Manastirliu tha se për shkak të festave të fundvitit, do të ndryshojë ora policore, që deri më tani është në 22:00 deri në 06:00 dhe ora e re policore do të jetë nga ora 20:30 deri në 06:00 dhe ky kufizim nis që nga 24 dhjetori deri më 5 janar.
‘Kufizohet lëvizja nga ora 20:30 deri në 6:00, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Prej datës 5 Janar kufizimi rikthehet në orën 22:00. Kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20:30 deri në 6:00 të mëngjesit., nga data 5 janar do rikthehet kufizimi ne oren 22:0-06:00,” tha Manastirliu.
Masat e reja kufizuese:
–Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
–Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania.
–Prej datës 5 janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim.
–Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast-food-eve, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 dhjetor deri në datën 4 janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery.
–Prej datës 5 janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.
–Po ashtu rekomandojmë të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore.
Ajo tha se në katër javët e fundit vihet re një qëndrueshmëri e situatës së pandemisë, ndaj iu bëri thirrje qytetarëve të festojnë me familjet e tyre dhe të shmangin udhëtimet jo-thelbësore.
“Në katër javët e fundit situata ka paraqitur një qëndrueshmëri lidhur me rastet pozitive të infektuara për 100 mijë banorë dhe % e pozitivitetit të rasteve”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë foli gjithashtu edhe mbi procesin e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, ndërsa tha se qeveria është duke punuar që ky proces të realizohet brenda muajve të parë të vitit 2021.
“Qeveria është e angazhuar që në momentin e parë për të siguruar vaksinën, po bëhen të gjitha përpjekjet. Jemi duke punuar që procesi i vaksinimit në Shqipëri të ndodhë në muajt e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë jo vetëm që kemi parapaguar nëpërmjet instrumentit të Covax, dhe kemi financuar vaksinën që do të vijë përmes këtij instrumenti, por nga ana tjetër po bashkëpunojmë me vendet e Bashkimit Europian për marrëveshje direkte, dhe me prodhuesit. Ne po i bëjmë të gjitha përpjekjet”, tha ajo.