Akti Normativ të publikuar edhe në Fletoren Zyrtare, qeveria ka vendosur të shtyj afatet për dorëzimin e bilanceve financiare dhe afatin për deklarimin e këstit të tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, në kuadër edhe të masave të marra pas situatës së krijura nga COVID-19.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaroi se se afati i dorëzimit të deklaratës vjetore të tatimit mbi fitimin për vitin fiskal 2019, është data 31 mars 2020.
Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milionë lekë, afati i pagesës së tatimit të llogaritur pakësuar me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore është data 31 mars 2020.
Tatime publikojnë edhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, përmes Aktit Normativ të Qeverisë në lidhje me afatet e dorëzimit të pasqyrave financiare për të gjithë tatimpaguesit, pagesës së tatimit mbi fitimin vjetor 2019 si dhe të kësteve paraprake të vitit 2020, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë.
Për të gjithë tatimpaguesit, bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave nr.5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020.
Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37 të Ligjit nr. 8438, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi me urdhërpagesën përkatëse, brenda gjashtë mujorit të dytë 2020.
Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatim fitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.
Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.
Tatimet sqarojnë se për çdo informacion apo asistencë të nevojshme, tatimpaguesit mund të kontaktoni qendrat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale, duke përdorur kontaktet e publikuar në https://www.tatime.gov.al/c/9/157/drejtoritë-rajonale, (me telefon gjatë orarit të punës 08.00-13.00, e hënë – e premte si dhe me email), shërbimin LiveChat në faqen e internetit të Administratës Tatimore tatime.gov.al si dhe të telefononi në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02 gjatë orarit 08.00-13.00, e hënë – e premte.