Të paktën 20 biznesmenë janë arrestuar sot në mbrëmje në Tiranë me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit. Burime për mediat bëjnë me dije se arrestimet janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve.Biznesmenët akuzohen për mashtrim me rimbursimin e TVSH-së.
Aksioni i policisë vijon ende. Biznesmenët dyshohet se kanë plotësuar fatura fiktive dhe më pas i kanë dorëzuar te tatimet për të marrë rimbursimin e TVSH-së.
Aksioni për arrestimin e tyre po vijon prej dy ditësh dhe ende po kërkohen persona të tjerë. Ky operacion vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet që është shtrirë në të gjithë vendin dhe ka sjellë arrestime e bllokime të qindra bizneseve që janë kapur me shkelje.