Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri organizuan sot (11.11) një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare për të shënuar 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës.
Në këtë konferencë morën pjesë akademike, studiues dhe ekspertë nga institucione të njohura të dy vendeve, duke përfshirë, Studiues nga Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, dhe me pjesëmarrjen e studiuesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të Shanghai Academy of Social Sciences – SAAS dhe të Beijing Foreign Studies University- BFSU.
Në konferencën shkencore ndërkombëtare për 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës, shkëmbimi i dijes dhe eksperiencave midis studiuesve të fushave të ndryshme ishte në qendër të diskutimeve. Pjesëmarrësit e konferencës, ndanë njohuri dhe perspektiva të ndryshme mbi zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale gjatë këtyre 75 viteve.
Disa nga temat kryesore që u trajtuan ishin:
Historia dhe zhvillimi i marrëdhënieve diplomatike: Studiuesit analizuan periudhat kyçe dhe momentet që kanë shënuar avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, duke përfshirë periudhat e bashkëpunimit më të ngushtë dhe sfidat që janë përballur gjatë dekadave të fundit.
Kultura dhe shkëmbimi ndërkulturor e njerezor: Studiuesit theksuan rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe edukative për të thelluar mirëkuptimin reciprok mes dy popujve. Këto shkëmbime kanë pasur një ndikim të madh në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy kombesh, duke nxitur një ndihmë të ndërsjellë në fusha si arti, letërsia, dhe turizmi.
Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ekonomik: Një temë e rëndësishme që mori vëmendje ishte mundësia për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike, përfshirë mundësitë për investime, tregti dhe projekte të përbashkëta në fushën e infrastrukturës dhe teknologjisë.
Në konferencë, u theksua se bashkëpunimi dypalësh ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe ka pasur një ndikim të dukshëm në forcimin e lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore. Studiuesit theksuan se ky 75-vjetor është një mundësi e shkëlqyer për të konsoliduar më tej këto marrëdhënie dhe për të zhvilluar projekte të reja në të ardhmen, duke sjellë përfitime të ndërsjella për të dy shtetet.
Ambasadorja e Kinës në Shqipëri përshëndeti të ftuarit në konferencën akademike të organizuar për të festuar 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë. Ajo theksoi rëndësinë e këtij jubileu dhe përpjekjeve të vazhdueshme për të zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë këtyre 75 viteve, Shqipëria ka qenë një nga partnerët e parë që ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën, dhe kjo ka sjellë një miqësi të fortë midis dy popujve. Ambasadorja theksoi se gjatë vitit 2023, marrëdhëniet tregtare dhe shkëmbimet ndërmjet dy vendeve janë rritur, duke përfshirë heqjen e vizave për qytetarët e të dy vendeve dhe një memorandum për bashkëpunimin turistik.
Për të ardhmen, Ambasadorja nënvizoi disa pika kyçe:
Forcimi i besimit të ndërsjellë politik – Kina mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të respektojë dhe mbështesë zhvillimin e Shqipërisë në përputhje me rrugën e saj të zgjedhur.
Zgjerimi i bashkëpunimit praktik – Kina është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë në fusha të ndryshme, përfshirë bujqësinë, energjinë, turizmin dhe arsimin, si dhe të inkurajojë investimet kineze në Shqipëri.
Shkëmbimet njerëzore dhe kulturore – Ambasada është e angazhuar të promovojë shkëmbimet kulturore dhe njerëzore, si dhe të thellojë mirëkuptimin e ndërsjellë midis dy popujve.
Në përfundim, Ambasadorja e Kina bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të ndërtuar një të ardhme të ndritur për marrëdhëniet Kinë-Shqipëri.
Fjala e plotë e Ambasadores së Kinës në Shqipëri, Znj. Pang Chunxue
E nderuar znj.Fino, Zv.Ministre e Jashtme
I nderuar Z. Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave.
I nderuar Z. Wang Jian, Drejtor i Institucionit te Marredhenieve Nderkombetare
I nderuar Z. Nano, President i Shoqates se Miqesise Shqiperi-Kine
Te nderuar te ftuar.
Zonja dhe zotërinj, miq:
Mirëmëngjes, të gjithëve! Jam e kenaqur të marr pjesë në konferencën e sotme akademike për festimin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë.
Që nga fillimi i këtij viti, Ambasada Kineze në Shqipëri, së bashku me të gjitha qarqet në Shqipëri, ka organizuar një sërë aktivitetesh për të festuar 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Ka nje rëndësi te madhe që profesore nga të dy vendet tona të mblidhen sot këtu për të diskutuar historinë dhe të ardhmen e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri. Fillimisht, në emër të Ambasadës Kineze në Shqipëri, dëshiroj t’u uroj një mirëseardhje të ngrohtë të gjithë të ftuarve! Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, e cila ka dhënë një mbështetje të madhe për këtë event! Dëshiroj të shpreh përshëndetjet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira për të gjithë miqtë që prej kohësh mbështesin marrëdhëniet Kinë-Shqipëri dhe kauzën e miqësisë mes dy vendeve!
Shqipëria ishte një nga vendet e para që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën dhe gjatë 75 viteve të fundit, të dy vendet kanë mbajtur gjithmonë parimet e respektit të ndërsjellë, trajtimit të barabartë, interes te perbashket, per te cuar perpara marrëdhënie Kinë-Shqipëri. Gjatë 75 viteve të fundit, popujt e të dy vendeve nuk e kanë harruar kurrë miqësinë e sinqertë mes tyre. Kemi bashkuar miq nga jo vetëm brezi i vjetër por edhe brezi i ri per te cuar perpara marrëdhëniet Kinë-Shqipëri dhe miqësinë tradicionale Kinë-Shqipëri. Duke hyrë në epokën e re, marrëdhëniet Kinë-Shqipëri kanë mbajtur gjithmonë një vrull të mirë zhvillimi. Eksporti i produkteve bujqësore si mjalti dhe bulmeti në Kinë ka vazhduar të zgjerohet. Ne vitin 2023 të dyja palët nënshkruan një marrëveshje reciproke për heqjen e vizave dhe një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin turistik, duke i bërë shkëmbimet njerezore mes dy vendeve më të shpeshta. Ne vitin 2024, nga janari deri në shtator, vëllimi tregtar Kino-Shqiptar arriti në 839 milionë dollarë, një rritje prej 2.01% në krahasim me të njëjtën periudhë. Kina u bë partneri i dytë më i madh tregtar i Shqipërisë. Nga janari në korrik, 13,000 turistë kinezë vizituan Shqipërinë, një rritje prej 118.6% nga viti në vit, duke u renditur i pari ndër të gjitha vendet burimore për sa i përket ritmit të rritjes.
Zonja dhe zotërinj, miq.
Bota sot po përballet me një ndryshim të madh që nuk është parë në një shekull, Kina dhe Shqipëria janë në një fazë kritike të zhvillimit të tyre përkatës, dhe marrëdhëniet midis dy vendeve po përballen me një nyje të rëndësishme të së shkuarës dhe të së ardhmes. Promovimi i zhvillimit te shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë për të mirën e qëndrueshme të popujve tone eshte misioni i rendesishem yne. Duke parë përpara, ne presim të punojmë me palën shqiptare për të forcuar besimin e ndërsjellë politik, për të zgjeruar bashkëpunimin praktik dhe për të promovuar shkëmbimet njerezore dhe kulturore, në mënyrë që miqësia tradicionale kino-shqiptare te riaktivizohet në epokën e re.
Ne duhet të udhëhiqemi nga besimi i ndërsjellë politik. Kina mbron barazinë midis vendeve të mëdha dhe të vogla, respekton rrugën e zhvillimit të zgjedhur në mënyrë të pavarur nga populli shqiptar, mbështet përpjekjet e palës shqiptare për t’u integruar në evrope dhe është e kënaqur që sheh përfundimin e hershëm të negociatave të anëtarësimit në BE. Kina dhe Shqiperia, që të dyja ndjekin një politikë të jashtme të hapur dhe përfshirëse, duhet të vazhdojnë të kuptojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën për çështjet që lidhen me interesat thelbësore dhe shqetësimet kryesore, të mbajnë kontakte të ngushta midis qeverive, partive politike, legjislaturave dhe autoriteteve lokale dhe shkembime te tjera në të gjitha nivelet midis dy vendeve, të forcojnë komunikimin dhe koordinimin për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale dhe të mbajnë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Ne duhet të bazohemi ne bashkëpunimin praktik. Bashkëpunimi praktik Kinë-Shqiperi ka një potencial të madh, ne jemi të gatshëm të ndajmë me palën shqiptare mundësitë e zhvillimit dhe dividentët e sjellë nga procesi i modernizimit të stilit kinez, do të vazhdojmë të promovojmë zgjerimin e produkteve bujqësore shqiptare të eksportuara në Kinë, të inkurajojme më shumë ndërmarrje kineze me forcë dhe vullnet për të investuar në Shqiperi, të shfrytëzojme plotësisht mekanizmin dhe platformat e bashkëpunimit Kinë-EQL, si iniciativa “Një brez, një rrugë”, dhe të zgjerojme bashkëpunimin ne fusha te energjise, turizmit, bujqesise, arsimit, etj midis Kinës dhe Shqiperise, në mënyrë që të kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të Shqiperise dhe gjithashtu shpresojmë që pala shqiptare të krijojë një mjedis biznesi të drejtë dhe të hapur për sipërmarrjet kineze.
Ne duhet të fokusohemi ne shkëmbimet njerezore dhe kulturore,qe janë një urë e rëndësishme për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe miqësinë midis dy popujve. Ne duhet të promovojmë në mënyrë aktive shkëmbimet dhe mirëkuptimin e qytetërimit kino-shqiptar, të shfrytëzojmë potencialin e bashkëpunimit midis dy palëve në fushën e arsimit, sportit, artit dhe fusha të tjera, dhe ngushtojme më tej shkëmbimet njerezore mes dy vendeve. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme të punojë me të gjithë qarqet shqiptare për të krijuar aktivitete kulturore si “Java Kulturore Kineze”. Mirëpresim gjithnjë e më shumë miq shqiptarë që të vijnë në Kinë dhe të sjellin hijeshinë e “Tokës se shqiponjës” në Lindje.
Zonja dhe zotërinj, miq.
Ka një thënie kineze që “Zjarri digjet lart kur të gjithë i sjellin dru”. E ardhmja e ndritur e marrëdhënieve kino-shqiptare nuk mund të arrihet pa përpjekjet e secilit prej nesh dhe ne presim diskutimet e plota dhe ndërtimin e konsensusit midis të gjithë të ftuarve në këtë konferencë, në mënyrë që të kontribuojmë njohuri për stabilitetin dhe përparimin e marrëdhënieve kino-shqiptare.
Në fund, i uroj kësaj konference një sukses të plotë. Faleminderit!
/Argumentum.al